Aktualitet

Llotaria amerikane: 240 mijë shqiptarë aplikues, shifrat pritet të rriten

2 Nëntor 2021, 12:14 Nga DOSJA
Llotaria amerikane: 240 mijë shqiptarë aplikues, shifrat pritet

TIRANË – Llotaria amerikane ka nisur regjistrimet në datën 7 tetor  dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 10 nëntor, ora 18:00.

Pjesë e aplikimeve janë bërë më shumë se 240 mijë shqiptarë. E megjithëse shifra është e lartë duket se ka pësuar një ulje të interesit nga vitet e kaluara ku shifrat kanë qënë më të larta.

Sipas statistikave të Departamentit të Shtetit, deri më tani kanë aplikuar 240.888 shqiptarë. Në vitin 2020 ishin 345 mijë aplikime dhe në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime. Edhe pse shifrat eapilikimeve janë një rekord në Europë, sërish ka një ulje në krahasim me vitet e shkuara.  Shifrat në Shqipëri të bëjnë përshtypje pasi janë goxha të larta nëse marrim parasysh popullsinë që kemi. Megjithatë ekziston mundësia që shifrat të rriten nga mbyllja e aplikimeve ngelen edhe disa ditë kohë, saktësisht 8.

Vendi i parë që dominon listën e aplikimeve është Rusia me 533 mijë aplikime dhe Ukraina me 426 mijë persona.  SHBA jep 55 mijë viza çdo vit përmes Lotarisë Amerikane por shanset për të fituar janë 1 përqind. Ka pasur gjithashtu probleme pasi për shkak të pandemisë së Covid, shumë fitues të vitit 2020 ende nuk kanë arritur që të marrin vizën.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet departamenti i shtetit llotaria llotaria amerikane viza amerikane departamenti i shtetit llotaria llotaria amerikane viza amerikane

Sondazh

Poll