Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë, shpërthen Braçe: Më vjen turp që jam në këtë Kuvend!

2 Nëntor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë, shpërthen Braçe: Më vjen turp

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë është mbledhur sot. Fillimisht Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2022. Ibrahimaj tha se do të ketë një reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore.

Ajo shtoi se 1 miliard lekë do të jenë garanci sovrane për fermerët. Ndërsa për importin e qumështit pluhur do të vendoset taksë 100 lekë për, me synim mbështetjen e fermerëve vendas. Ministrja Ibrahimaj tha më tej se qeveria që në fillimin e saj mbështeti parimin kush fiton më shumë paguan më shumë. Nëpërmjet ndryshimit të propozuar rritet paga dysheme e patatueshme, nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Nga kjo gjë përfitojnë 71 mijë e 500 qytetarë në masën 550 mln lekësh, 7800 lekë në vit për qytetar. Ministrja tha se do të kemi edhe reduktimin e normës tatimore me 50 për qind, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë në muaj.

Mbledhja e sotme është zhvilluar edhe me debate. Konkretisht ka qenë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar llogari nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në lidhje me vendosjen e taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se ndihet i turpëruar që është pjesë e një Kuvendi që godet bujqësinë dhe mban ende në fuqi favorizimet për birrën. Braçes iu përgjigj demokrati Edmond Spaho, i cili shtoi se socialisti e dinte shumë mirë arsyen, por mes tyre ndërhyri Eduart Shalsi, i cili kërkoi që të mos fliste askush pa mikrofon ndezur dhe që të mos ndërpriteshin kolegët.

Qeveria ka rishikuar taksat për sektorin e hidrokarbureve. Për herë të parë është vendosur edhe një akcizë 6 lekë për çdo litër gaz që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim. Jahteve dhe mjeteve lundruese që deri më tani furnizohen me karburant pa taksë, do tu vendoset një taksë 65 lekë për çdo litër karburanti që marrin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Ta qep, mirë e mbylla” debat në komision, Braçe përplaset me Spahon

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj edmond spaho eduart shalsi erion brace komisioni i ekonomise 2 nentor 2021 delina ibrahimaj edmond spaho eduart shalsi erion brace komisioni i ekonomise 2 nentor 2021

Sondazh

Poll