Aktualitet

Banorët e “5 majit” sërish në protestë: Do i mbrojmë pronat me jetë!

2 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Banorët e “5 majit” sërish në protestë: Do i

TIRANË– Banorët e ‘5 majit’ në Tiranë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të vijuar me rezistencën kundër aksionit të IKMT-së në mënyrë që banesat e tyre të mos prishen. Ata deklaruan për Fax News se do i mbrojnë me jetë pronat e tyre nëse do jetë e nevojshme dhe se nëse nuk u jepen hapësira ligjore do e zgjidhin me dhunë.

“Ne proces legalizimi jemi të gjithë, nëse vijnë këtu vijnë për të gjithë. Më I keq se Enveri ska qene askush, por kjo diktaturë ia kalon edhe atij. Me jetë po është e nevojshme do rrimë këtu. Ti më heq të drejtën e ankimimit në gjykatë kur ti nuk më njofton paraprakisht.’thonë ata.

Në 2013 PS i bllokoi legalizimet dhe të gjithë ata që janë në proces kanë vetëm një certefikatë pronësie për të marrë. Në cdo faze këta I marrin nga 20 30 familje në mënyrë që të mos ngrihen të gjithë banorët. Në momentin që bëj ankesë ndaj bashkisë, ajo procedurë ka marrë fund, ne nuk kemi shkallë të shkojmë te zoti, dy rrugë janë: me ligj ose me dhunë dhe nëse këta nuk na japin hapësira ligjore do I mbrojmë pronat me jetë”-u shpreh një nga banorët.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te 5 maji proteste ne tirane protesta te 5 maji proteste ne tirane

Sondazh

Poll