Aktualitet

Qëllonin me armë zjarri në ajër, arrestohen 2 të rinj në Kamëz

2 Nëntor 2021, 10:56 Nga DOSJA
Qëllonin me armë zjarri në ajër, arrestohen 2 të rinj

TIRANË– Dy të rinj janë arrestuar në Kamëz pasi terrorizonin qytetarët duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia bën të ditur se në pranga ka përfunduar të rinjtë e moshave 18 dhe 16-vjeç të cilët qëllonin me armë pranë urës së lumit Çekrez.

16-vjeçari me inicialet M. K., ka qënë i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti krehër me 20 fishekë së bashku me armë zjarri. Të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullonin me armë zjarri me vete, qëllonin në ajër në orët e vona të natës, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët, falë ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Adoleshentët”, u kapën dhe u vunë në pranga dy adoleshentët, pa shkaktuar probleme. Sekuestrohen dy armë zjarri (pushkë dhe pistoletë).Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 kanë marrë informacione se dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët. Menjëherë, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Adoleshentët”, në kuadër të të cilit, falë profesionalizmit të punonjësve të Policisë, u bë i mundur lokalizmi, kapja dhe arrestimi, pa shkaktuar probleme, i shtetasve: E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K. Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë. Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kamez arrestohen dy te rinj ne kamez kamez arrestim ne kamez arrestohen dy te rinj ne kamez kamez

Sondazh

Poll