Aktualitet

Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç. Pista, atentati ndaj djalit

1 Nëntor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç.

LAÇ– Xhelal Reçi, 61 vjeç, banues në Laç dhe ish-efektiv i Policisë së Shtetit është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Laçit. Rreth orës 07:23 të mëngjesit, Reçi shkoi të hapte dy bizneset e tij në qendër të Laçit, një bar kafe dhe një dyqan me veshje, por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash. Ish-efektivi 61-vjeçar tentoi të shpëtonte duke u larguar drejt bizneseve të tij, por plumbat e kapën dhe e lanë të pajetë në tokë.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët mendohen se ishin dy. Këta të fundit, besohet se e kanë ruajtur dhe vëzhguar Reçin prej disa ditësh dhe kanë pritur momentin e duhur për ta vrarë. Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë është shumë pranë komisariatit të policisë dhe e rrethuar me kamera sigurie, të cilat do të përdoren për të bërë identifikimin e autorëve që ishin pa maska.

Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, efektivët gjetën në afërsi të lumit Mat në Milot një mjet tip ‘Toyota’ të djegur, i cili mendohet se është i autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar pranë ekipit të kriminalistikës të cilët do të bëjnë hetimet e nevojshme për të parë nëse atnetatorët kanë lënë gjurmë të tyre apo armët që përdorën për të vrarë ish-efektivin Reçi.

Vetë viktima njihet në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi. Ky i fundit ka rënë pre e një atentati në vitin 2020, teksa ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Ata u qëlluan nga dy persona që lëviznin me motor, por asnjëri nuk u lëndua. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja, autorët ende nuk janë kapur e as identifikuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ekzekutimi i Reçit në Krujë, makina e autorëve e vjedhur në Fier (DYSHIMET E PARA)

Skema/ Besnik Reçi shoqërohej me një person nga bota e krimit, i burgosur përjetë

Vrasja e ish-efektivit Reçi mëngjesin e sotëm, del fotoja e djalit të tij

Asnjë gjurmë në të! Atentatorët e ish-efektivit Reçi e vodhën “Toyota”-n në Fier

Autorët ishin 3, njëri priti në mjet! Si u vra ish-efektivi në Laç, kamerat filmuan

U ekzekutua teksa po hapte qepenin e dyqanit! Gjaku i Reçit ende në tokë

VD/’Na ndiqte një motor, më pas qëlluan’,si i shpëtoi atentatit djali i Reçit

‘U qëllua sapo zbriti nga Benz-i’/ DETAJET nga vrasja e Reçit, tentoi të largohej…

Vrasja e Reçit/ PAMJE nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

Vrasja e Reçit në Laç/ Gjendet një makinë e djegur pranë lumit

U vra sot! Djali i Reçit ‘pre’ e atentatit në 2020-ën(Çfarë denoncoi te Berisha)

Vrasja e ish-efektivit në Laç, policia: Kemi rrethuar zonën, në kërkim të autorit

Vrasja në Laç! EMRI i ish-policit të ekzekutuar, autori në kërkim

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci vrasje në laç xhelal reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci vrasje në laç xhelal reci

Sondazh

Poll