Aktualitet

Dhuna ndaj të 6-vjeçares! Anila Hoxha: Nesër gjyq, është një nga rastet e rralla…

1 Nëntor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Dhuna ndaj të 6-vjeçares! Anila Hoxha: Nesër gjyq,

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të dhënimit të 6-vjeçares nga i ati në Kamëz. E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja Hoxha tha se nesër i ati i të miturës do të dalë para gjyqit, por nuk do të lejohen kamera brenda ambienteve të sallës ku do të zhvillohet seanca.

“Është një nga rastet e rralla ku nuk do të ketë prani të medias. Vetë Gjykata na lajmëroi. Fëmija është në kujdes intensiv,”-tha ajo në fjalën e saj.

Po ashtu, dy dëshmitë, ajo e nënës së vajzës dhe ajo e babait, ‘përplasen’ me njëra tjetrën. Nga njëra anë është nëna, që në dëshminë e saj tregon se ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Ndërsababai në dëshminë e tij thotë se ditën e ngjarjes ka rrahur vajzën e tij me një thupër.

“Ka të dhëna që përplasen me njëra tjetrën, dëshmi e mamasë së fëmijës, dëshminë e mësuese së vajzës, e cila thotë që gjatë kohës që e ndiqte nuk kishte vërejtur asnjë shenjë traumatike, depresioni. Këto dëshmi përplasen tek dy prindërit. Nëna nga njëra anë që tregon historinë familjare, që ishin divorcuar dhe për ti dhënë një shans martesës ishte kthyer së bashku me vajzën. Zonja mohon gjithçka, nga ana tjetër babai thotë që e kishte goditur të bijën me thupër sepse bajza po luante me tel e tij dhe donte të telefononte të ëmën që ishte në punë. Për të mos bezdis të ëmën ai tregonte që e kishte goditur me thupër. Të dyja palët mohojnë dyshime mbi atë që mund të jetë prezente. Ekspertiza ska dalë ende. Dy dëshmi që mund të vendosen pikëpyetje, nga njëra anë që tregon mundësinë e një familje që duhet të vijonte jetën, një nënë që tregon që babai tregonte dhembshurinë për fëmijën e tij duke e përqafuar, dhe nga ana tjetër babai që bezdiset. Kemi edhe një fakt ku fëmija dërgohet në spital për shkak të dëmtimeve edhe dhunës,”- u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll