Art&Argëtim

Si një çorape e humbur më ndryshoi jetën

31 Tetor 2021, 22:19 Nga DOSJA
Si një çorape e humbur më ndryshoi jetën

Pothuajse pesë vjet më parë, gjeta një çorape në hollin e ndërtesës sime me një shënim ku shkruhej: “Kjo vogëlushe e gjorë u nda nga familja e saj dhe e gjeta të endet në lavanderinë time, të frikësuar dhe të humbur”.

Ky shënim më bëri për të qeshur dhe vendosa të postoj një foto në Facebook me mbishkrimin: “Kush e ka shkruar këtë është fqinji im i ri i preferuar”.

“Shiko nëse është beqar!” komentoi një mik.

“Me pelqen!” shtoi një tjetër.

Edhe unë, iu përgjigja: Kush merr kohë për të bërë diçka të tillë? Kjo është kaq e lezetshme…

Nuk e pashë kush ishte. Asnjë nga fqinjët e mi nuk më dukej se kishte kaq humor për të bërë një gjë të tillë. Unë dhe burri im e kishim blerë apartamentin tonë katër vjet më parë. Kishim dy fëmijë të vegjël, nuk kishim shumë para dhe gjërat nuk po shkonin shumë mirë mes nesh, por shpresoja se kjo lëvizje do të lehtësonte tensionet që po shqetësonin martesën tonë.

Banorët e mëparshëm po zhvendoseshin në një apartament tjetër në të njëjtën ndërtesë dhe pak para se të vendoseshim ne, na ftuan në festën e ditëlindjes së fëmijës së tyre në mënyrë që të njiheshim me familjet e tjera në ndërtesë. E kuptova vetëm kur arrita atje se festa nuk po bëhej në një zonë të përbashkët, por në banesën tonë të re, që ata supozohej se e kishin lënë deri atëherë.

Pika kryesore e mbrëmjes ishte një bisedë e shkurtër dhe qesharake që pata me Xhefrin, një nga fqinjët tanë të rinj, një baba beqar me një buzëqeshje të bukur. Nga biseda mora disa ndjesi që kishin kohë që s’më ishin zgjuar, por isha shumë e rraskapitur për ta identifikuar si flirtim. Gjatë tetë viteve që jetova këtu, e pashë Xhefrin vetëm disa herë, zakonisht në ashensor. Ndërtesa është e madhe, ne jetonim në katet e njëri-tjetrit, fëmijët tanë ishin të moshave të ndryshme dhe oraret tona nuk përputheshin. Herë pas here merrnim ashensorin së bashku, shikonim, buzëqeshnim dhe largoheshim duke u skuqur.

Ndërtesa solli gëzim dhe rehati, por nuk i kishte ulur tensionet mes meje dhe bashkëshortit. Ne kemi bërë edhe terapi në çift, por nuk funksionoi. Një ditë u përplasa me Xhefrin në ashensor dhe pashë se ishte shumë i sëmurë. Ai ishte i zbehtë, nuk ishte i buzëqeshur si zakonshme dhe qafa në qafë kishte të mbuluar një qepje. Një fqinj tjetër më tha se ai kishte kancer. Doja t’i sillja diçka, një vakt të ngrohtë, nuk e di. Gjithësesi, përfundimisht pas 15 vitesh unë dhe burri im vendosëm të ndaheshim, e gjitha ndodhi pa asnjë dramë. Mora me qira një hyrje pak më tutje. Rreth tetë muaj pasi u transferova, papritmas Xhefri më ndoqi në Instagram.

“Oh pershendetje!” i thashë dhe më pas shfletova të gjithë instagramin e tij, ku dhe zbulova se ai kishte rreth 80 talente të ndryshme: ai ishte një piktor, një kuzhinier, një ilustrues, një lojtar tenisi, një gdhendës druri dhe fotograf.

Unë dhe shoqa ime Elizabeta kishim planifikuar të takoheshim diku në natyrë në lagje. Me sugjerimin tim, ne ftuam edhe Xhefrin. Prania e tij më nervozoi. Piva shumë. Ishte argëtimi më i madh që kisha pasur që prej shumë kohësh, por nuk po kërkoja të përfshihesha më me askënd, si kurrë më parë.
Megjithatë, unë dhe ai vazhduam t’i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit dhe më në fund e ftova për një pije në ballkonin tim. Duke më puthur, ai tha: “E kam imagjinuar këtë shumë herë.” Një ndjesi e çuditshme me pushtoi në gjoks. Ndoshta po vdisja?
Natën e kaluam bashkë dhe tjetrën dhe tjetrën. Ndërsa u njohëm, mësova se të dy kishim qenë të palumtur në të njëjtën kohë.
Një ditë teksa po rrinim bashkë, ai pa një foto nga telefoni i tij dhe më tha: “Më pare gjeja çorape teke dhe i lija në cep të ndërtesës me shënime, për këdo që i kishte humbur.” “Çfarë!”- thashë.

Sigurisht që ishte ai. Kur e tregoj këtë histori më thonë se si është shpirti im binjak. Më pare nuk e mendoja një të ardhme me të, por kur kujtoj historinë e çorapes e mendoj vërtet tani.

Marrë dhe përshtatur nga Goodwordnews

(S.B/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete corapja e humbur corapja e humbur

Sondazh

Poll