Art&Argëtim

Arbenita mbështet Feron pas arrestimit: Mbretëresha gjithmonë e mbron mbretin e saj

31 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Arbenita mbështet Feron pas arrestimit: Mbretëresha gjithmonë e

KOSOVË– Dy ditë më parë, reperi Feronit Shabani, i nohur artistikisht si Fero, u përfshi në një konflikt me producentin, Jetmir Agaj. Ky i fundit u kërcënua me armë nga truproja i Feros, Bujar Ibishi. Ata u shpallën në kërkim nga policia e Kosovës pas dëshmisë se Agajt dhe u arrestuan pak orë më vonë në Prishtinë. Pas incidentit, bashkëshortja e Feros, Arbenia Ismajli ka thyer heshtjen duke reaguar përmes një postimi në ‘Instastory’. Ajo ka shfaqur mbështetjen e saj për Feron dhe ka shkruar se të dy kanë lindur mes një shoqërie që nuk i meriton.

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht gjithçkaje. Mediat janë false. Sa keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton! Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin vetëm për të të parë duke u rrënuar. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj! Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi më i mirë nga të gjithë. Shihemi së shpejti zemër. Le t’i vrasim urryesit me sukses!” ka shkruar Arbenita krahas një fotoje të saj së bashku me Feron.

Pak ditë më parë Fero njoftoi se do të nisej drejt Amerikës për të nisur një karrierë të re atje, duke lënë pas Arbenitën dhe vajzën e tyre të porsalindur. Mediat njoftuan se çifti ishin ndarë dhe lajmi u konfirmua më pas nga të dy. Megjithatë, duket se Fero dhe Arbenita ruajnë ende marrdhënie të mira me njëri tjetrin.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli fero feronit shabani arbenita ismajli fero feronit shabani

Sondazh

Poll