Art&Argëtim

Rrëfehet aktori Will Smith: Kam menduar të kryej vetëvrasje

31 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Rrëfehet aktori Will Smith: Kam menduar të kryej vetëvrasje

SHBA– Gjatë regjistrimit të një serie, në “YouTube” rreth fitimit dhe humbjes së peshës, aktori Will Smith pranoi se kishte menduar të kryente vetëvrasje. Mediat shkruajnë se në filmin “Best Shape of My Life”, Will Smith dëshiron të humbasë nëntë kilogramë në njëzet javë. Por seriali tregon shumë më tepër sesa thjesht gjendjen e aktorit.

“Kur fillova këtë shfaqje mendova se do të isha në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time”, tha Smith gjatë trailerit. “Kjo ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë për vetëvrasjen.”

“Ka kaq shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë për mua” shprehet aktori 53-vjeçar, teksa shihet në trailerin e serialit i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, Willow, dhe Jaden. Seriali do të shfaqet premierë në YouTube Originals më 8 nëntor.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz vetevrasje will smith vetevrasje will smith

Sondazh

Poll