Art&Argëtim

Kopenhagen shpallet qyteti numër një në botë për ushqim, sekreti: liria në gatim

31 Tetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Kopenhagen shpallet qyteti numër një në botë për

DANIMARKË– Kopenhagen është shpallur si qyteti me ushqimin më të mire në botën. Në fillim të tetorit, organizatorët e 50 restoranteve më të mira të botës konfirmuan edhe njëherë atë që shumë në gastronomi e dinin prej vitesh – vikingët nuk mund të munden. Ata kurorëzuan kryeqytetin danez si qendën globale të një ekperience fantstike me ushqimin, ndërsa Noma dhe Geranium, u shpallën si dy kulinarët më të mirë të Kopenhagës.

“Isha shumë i lumtur dhe jam ende shumë i lumtur”, thotë për Euronews shefi vizionar dhe bashkëpronar i Geranium, Rasmus Kofoed.

“Kopenhaga është një qytet i vogël dhe Danimarka është vetëm një pikë e vogël në hartën e botës, kështu që është e mahnitshme që gastronomia jonë mund të shkëlqejë përtej vendit,” tha ai.

Ne nuk kemi një histori të fortë kulinarie si Franca, Italia dhe Spanja, kështu që mendoj se mund të jemi pak më të lirë në qasjen tonë ndaj gatimit. Nëse ndryshoni picën në Itali, mund të merrni gjobë të madhe, ndoshta të shkoni në burg”, qeshi ai. “Nuk do të ndodhë në Danimarkë, mendoj se jemi më të relaksuar dhe të hapur për të krijuar diçka të re.”

Ajo çfarë danezët duket se na kanë mësuar përmes këtij reultati, është se jo gjithmonë historiku tradicional i gatimeve të vendeve të tjera të botës është favorizues. Pikërisht liria e të mos pasurit një gatim tipik danez ka bërë që ata të eksperimentojnë drejt shijeve të pafundme.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture danimarkë kopenhagen qyteti me i mire per ushqime danimarkë kopenhagen qyteti me i mire per ushqime

Sondazh

Poll