Aktualitet

Opozita kryeson zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kryeministri Zaev

31 Tetor 2021, 06:45 Nga DOSJA
Opozita kryeson zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT– Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ka përfunduar me largimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Nisja e fetimeve nga Opozita e cila kryeson shumicën e komunave u pasua me largimin e Zaev. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë pasur 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë kanë mundur ta realizojnë në 2,481 vendvotime.

Në raundin e dytë u votua në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. LSDM-ja garoi në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

22 komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja. Lidhja Social-Semokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim. Opozita (VMRO DPMNE) ka arritur të fitojë në shumicën e komunave, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Shkupin. “Lidhja Besa” ka fituar në Tetovë, ndërsa kryetarja aktuale Teuta Arifi ka pranuar humbjen. Fill pas përfundimit të numërimit të 90% të rezultateve, Zaev deklaroi dorëheqjen e tij si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së.

kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski i konsideroi zgjedhjet të qeta.

“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme,”- ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski.

Në balotazh, beteja kryesore u zhvillua mes partive në pushtet dhe atyre në opozitës, mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në njërën anë dhe atyre të BDI-së me kandidatët e Lëvizjes BESA që po ashtu është në pushtet dhe opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Në Gostivar mes Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët dhe Nevzat Bejtës të BDI-së. Për Dibrën garuan Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka nga BDI ndërsa në Strugë, Ramiz Merko i BDI-së dhe Idri Istrefi i Aleancës për Shqiptarët. Partitë maqedonase garuan kryesisht për qytetet e Manastirit, Kumanovës, Ohrit, por betejën kryesore e kanë përqendruar për Shkupin. Qytetarët zgjedhën mes, Danella Arsovskës, kandidate e pavarur që pati mbështetjen edhe të VMRO-së dhe të opozitës shqiptare dhe Petre Shilegovit, kryetar aktual i Shkupit dhe kandidat i LSDM-së, që u mbështet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave. Në raundin e parë, VMRO DPMNE-ja ka fituar në pesë komuna të Shkupit, ndërsa LSDM-ja në asnjë prej tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VMRO kryeson Komunat në Maqedoninë e Veriut, nisin festimet me këngë e valle

Tetuta Arifi pranon humbjen, uron kandidatin e partisë BESA, Kasamin për fitoren

Mbyllet procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Ishte proces demokratik

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 24.87%

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 14.18 %

Zgjedhjet/ Rezultatet fillestare duhet të shpallen në një afat prej 12 orësh

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Deri në orën 9:00 kanë votuar 5.24 %

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll