Bota

Video/ Rrëzohet teleferiku në Çeki, humb jetën një pjesëtar i stafit

31 Tetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Video/ Rrëzohet teleferiku në Çeki, humb jetën një

ÇEKI– Një person është vrarë pasi një kabinë e vjetër e teleferikut u shkëput dhe u rrëzua në tokë në Republikën Çeke. Mediat e huaja shkruajnë se teleferiku shkon në malin Jested, 1 km të lartë pranë qytetit të Liberec në veri të vendit dhe përdor dy kabina, secila e drejtuar nga një anëtar i stafit. Kabina tjetër me 15 persona arriti të qëndronte në vend pa asnjë lëndim të raportuar, përveç rasteve të tronditjes psikologjike të udhëtarëve, pasi panë kabinën tjetër teksa rrëzohej. Viktima thuhet se është një punëtor në teleferikun më të vjetër të Republikës Çeke, i cili daton në vitin 1933.

“Një kabinë ra ndërsa po zbriste. Brenda ishte një person, i cili fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Fatmirësisht, kabina tjetër qëndroi në vendin e saj normal, rreth 15 persona u evakuuan, ata nuk kanë lëndime, vetëm tronditje psikologjike”, tha zëdhënësi Michael Georgiev.

Ky është aksidenti i parë i raportuar në teleferikun historik që të çon pothuajse në majën e malit Jested. Ngjarja ndodhi një ditë përpara se teleferiku të ishte planifikuar t’i nënshtrohej një mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javore.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota çeki republika ceke rrezohet teleferiku ne ceki çeki republika ceke rrezohet teleferiku ne ceki

Sondazh

Poll