Bota

Takim 50 minutësh mes Erdogan dhe Macron, nuk dihet ende për çfarë kanë diskutuar

31 Tetor 2021, 16:20 Nga DOSJA
Takim 50 minutësh mes Erdogan dhe Macron, nuk dihet ende për

ROMË– Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u takuan të dielën në Romë në samitin të G-20. Takimi ka zgjatur rreth 50 minuta. Ankaraja dhe Parisi janë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë Libinë dhe Sirinë, mbështetjen aktive franceze për Greqinë e administratën greke-qipriote dhe politikat e Macron që kanë marrë kritika si islamofobike. Ende nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar liderët e dy vendeve.

Grupi i 20 ekonomive më të mëdha dhe më të përparuara do të trajtojë pandeminë e koronavirusit, mënyrat për të nxitur një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike dhe për të nxitur bashkëpunimin global për veprimin klimatik. Në takime pritet të diskutohet edhe për krizën e emigrantëve dhe çështje të tjera gjeopolitike.

Burimi: Daily Sabah

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emmanuel macron erdogan samiti i g20 ne rome emmanuel macron erdogan samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll