Bota

Për pak e kishte hedhur në kosh, e moshuara në Angli gjen diamantin 34 karat

31 Tetor 2021, 08:59 Nga DOSJA
Për pak e kishte hedhur në kosh, e moshuara në Angli gjen

ANGLI- Një grua pensioniste në të 70-at e saj nga Anglia ishte ‘e shokuar’ pasi zbuloi që një gur me pamje të thjeshtë që ajo kishte supozuar se ishte një stoli kostumesh ishte në fakt diamant 34 karatësh me vlerë 2 milion Paund. BBC shkruan se gruaja mbeti e habitur pasi mësoi se ishte pronare e një diamanti të çmuar që gati e kishte hedhur në kosh.

Ajo i kishte mbledhur të gjitha stolitë që kishte dhe kishte shkuar në një qendër ankandi për t’i vlerësuar ato. Të gjitha stolitë të tjerë që e moshuara kishte me vete ishin me vlerë të ulët, ndryshe nga diamanti, i cili ishte i madh sa një monedhë.

“Kishte qenë në një kuti së bashku me një numër artikujsh bizhuteri me vlerë të ulët. Ne pamë një gur mjaft të madh, më të madh se një monedhë paundi dhe mendova se ishte një CZ (zirkoni kub, një diamant sintetik i ngjashëm)”, tha drejtuesi i qendrës së ankandit, Mark Lane.

Sipas drejtuesit të ankandit, gruaja nuk kishte njohuri se nga e kishte blerë gurin saktësisht. Ajo tha se kishte blerë shpesh xhingla dhe ishte duke pastruar një ditë shtëpinë kur e zbuloi gurin. Thuajse shkoi në kosh, por fqinji i saj sugjeroi t’i sillnin artikujt e saj për t’u vlerësuar.

 

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

(I.A/doosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota diamant 34 karat mark lene diamant 34 karat mark lene

Sondazh

Poll