Bota

Samiti i G20/ Erdogan dhe Biden bisedime për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe

31 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Samiti i G20/ Erdogan dhe Biden bisedime për të përmirësuar

ROMË– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ranë dakord të formojnë një mekanizëm të përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet Turqi-SHBA gjatë një takimi në samitin e G20 në Romë këtë të dielë.

“Të dy liderët shprehën vullnetin e tyre për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe ranë dakord të krijojnë një mekanizëm të përbashkët për këtë qëllim,” sipas një deklarate nga zyra e presidentit turk.

Gjatë takimit, Turqia dhe SHBA-ja shprehën gjithashtu kënaqësinë e tyre për hapat e ndërmarrë për të luftuar krizën klimatike gjatë samitit të ardhshëm COP26 në Glasgow. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu morën pjesë gjithashtu në takim, ku marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale u diskutuan në një “atmosferë positive”.

“Në takim u diskutua për hapat e ndërsjellë që do të ndërmerren me perspektivën e rritjes së vëllimit tregtar dypalësh. U theksua aleanca e NATO-s dhe partneriteti strategjik” thanë më tej burimet zyrare të Erdogan.

Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të ndërmarrin hapa të ndërsjellë për të rritur tregtinë e tyre ekonomike.

Burimi: CNN

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota biden erdogan samiti i g20 ne rome biden erdogan samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll