Aktualitet

Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Datat për tre njësitë administrative

31 Tetor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Datat për tre

TIRANË– Shorti publik për ndarjen e shtëpive për familjet që kanë humbur banesën e tyre nga tërmeti 26 nëntorit do të hidhet në datat 10, 11 dhe 12 nëntor. Ndarja e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara do bëhet në këto data të tre njësi administrative.

-Njësia Administrative Bubq shorti për ndarjen e shtëpive do të hidhet me datë 10 nëntor ora 09:00 pranë shkollës ‘Selman Daci’.

-Njësia Administrative Fushë-Krujë shorti do të hidhet me datë 11 nëntor në orën 09:00 pranë Pallatit të Kulturës.

-Njësia Administrative Thumanë shorti do të hidhet me datë 12, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës “Ramazan Jangozi”.

Sipas bashkisë shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.

NJOFTIMI:

‘Në mbështetje të VKM Nr 592 datë 13.10.2021 “Për disa shtesa në VKM nr 904 datë 24.12.2019″ Për caktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindertimit”, me qëllim realizimin në mënyrë transparente, mosdiskriminues, të aksesueshëm dhe të kuptueshëm”:

NJOFTOJMË:

1.Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektet e reja, apartamente dhe njësi individuale, të ndërtuara në zonat e reja për zhvillim si vijon:

Njësia Administrative Bubq me datë 10.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Palestrës së Shkollës “Selman Daci”.

Njësia Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës. Njësia Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës “Ramazan Jangozi”.

2.Shorti konsiston në një përzgjedhje rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatese takuese.

3.Ky njoftim, bashkë më listën e përfituesve të miratuar me Vendim Këshilli Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Krujë dhe Njësive përkatëse Administrative, në faqen zyrtare të Bashkisë ëëë.kruja.gov.al, dhe ne mediat vizive.

4.Përfituesit do të njoftohen shkresërisht nga Njesia Administrative përkatëse ku do të përcaktohen nënndarjet e orareve sipas rradhës së përfituesve duke filluar nga struktura 1 + 1 apartament.’- njofton bashkia e Krujës.

Si do të hidhet shorti? Kush do të përfitojë? Sa garanci ka procedura e shortit?

Dosja.al ka zbuluar se shtëpitë do të ndahen sipas përfituesve dhe pastaj do t’i nënshtrohen shortit. Për shembull, nëse ka 100 përfitues të shtëpive me 2 plus 1, ata do të grupohen më vete, ata me 1 plus 1 në një grup tjetër dhe kështu për të gjithë formatet.

Përfitues do të jenë të gjithë. Pra shorti nuk do të vendosë se kush do të strehohet, pasi të gjithë pjesëmarrësit do të marrin shtëpi. Shorti do të ndajë pozicionet e shtëpive. Tek grupi 2 plus 1 psh do të ndahen me short për të gjithë ata që janë përcaktuar për tu strehuar në 2 plus 1, por kati, pozocioni i shtëpisë etj. Do të vendosen me short.

Garancia e shortit që është një tjetër pikë shetësuese nuk do të jetë vetëm hedhja e tij në publik. Të gjithë përfituesit do ta zgjedhin vetë shtëpinë e tyre. Gjithë apartamentet apo shtëpitë do të vendosen në short me adresën dhe pozicionin e saktë dhe secili përfitues do të tërheqë goglën e tij. Kështu do ta zgjedhë vetë nëse shtëpia e tij do të shohë lindjen apo perëndimin, jugun apo veriun, do të jetë në katin e parë apo në të fundit etj.

LEXO TË PLOTË:

Shtëpitë e tërmetit ndahen me short! Dosja.al zbulon SKEMËN, katin e vendosin goglat

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ndarja e shtepive me short rindërtimi termet 26 nentor 2019 ndarja e shtepive me short rindërtimi termet 26 nentor 2019

Sondazh

Poll