Bota

Britania evakuon një grup të komunitetit LGBTQ+ nga Afganistani

30 Tetor 2021, 11:13 Nga DOSJA
Britania evakuon një grup të komunitetit LGBTQ+ nga Afganistani

AFGANISTAN– Britania ka evakuuar një grup të komunitetit LGBT+ nga Afganistani, i pari që nga kthimi i talebanëve në pushtet në gusht.

Sipas Guardian, marrja e pushtetit nga talebanët shkaktoi panik në mesin e homoseksualëve dhe transgjinorëve afganë, të cilët kishin frikë nga persekutimi dhe madje edhe nga vdekja nën sundimin e islamistëve. Evakuimi i 29 afganëve “shpresohet të jetë i pari nga shumë” në muajt e ardhshëm, tha ministria e jashtme e Britanisë në një deklaratë të shtunën, disa orë pasi një zëdhënës i talebanëve tha se të drejtat e LGBT+ nuk do të respektohen.

Mijëra afganë, përfshirë persona LGBT+, gra dhe zyrtarë të lidhur me administratën e mëparshme nxituan të largoheshin nga vendi pas kthimit të shpejtë të talebanëve në pushtet më 15 gusht, por shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të hipnin në fluturimet e huaja të evakuimit.

“Ne luajtëm një rol kyç në nxjerrjen e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi,” tha në një deklaratë sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, duke shtuar se Britania do të vazhdojë të mbrojë “të drejtën e të gjithë njerëzve. të jenë vetvetja dhe të duan atë që duan.

Anëtarët e grupit do të qëndrojnë në strehim tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke refuzuar të japë detaje në lidhje me statusin e tyre ligjor ose se si ata ishin në gjendje të largoheshin nga Afganistani, duke përmendur nevojën për të mbrojtur rrugën.

Qeveria britanike tha se Skema e rivendosjes së qytetarëve afganë do të mbetet e hapur për të ofruar mbrojtje për njerëzit në rrezik ai do të fokusohet gjithashtu në evakuimin e njerëzve vulnerabël, duke përfshirë gratë, vajzat dhe anëtarët e grupeve minoritare në rrezik.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota britania evakuon afganet evakuimi nga afganistani komuniteti lgbt britania evakuon afganet evakuimi nga afganistani komuniteti lgbt

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 08:20

Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjeti...