Politike

Eskorta e Ramës “hutohet” pasi u sulmua me vezë, gardisti shpëton për një ‘fije’ nga makina (Video)

13 Qershor 2019, 19:50 Nga DOSJA
Eskorta e Ramës “hutohet” pasi u sulmua me vezë, gardisti

LIBRAZHD- Në takimin e sotëm me qytetarët e Librazhdit, Rama u prit me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e kryeministrit Rama.

Për të shmangur incidentin, eskorta ka devijuar menjëherë rrugën dhe për pak ka goditur një gardist, i cili po mundohej të orientonte makinën. Ende nuk ka detaje lidhur me këtë incident.

Në video shihet konfrontimi me forcat e policisë, si dhe reagimi i menjëhershëm i gardës, e cila ka devijuar menjëherë rrugën.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd. Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne librazhd librazhd makina perplas gardistin sulmohet me veze eskorta e rames edi rama ne librazhd librazhd makina perplas gardistin sulmohet me veze eskorta e rames

Sondazh

Poll