“Nxirrni dajon se kanabisi është i imi”, 24-vjeçari liron nga burgu të afërmin
SARANDË– Sabri Muçaj, 24 vjeç banues në Sarandë ka bërë që daja i tij, 60-vjeçari Alim Abazi të lirohej nga qelia dy muaj pasi u...
TIRANË– Më shumë shqiptarë mendojnë që reforma në drejtësi ka ecur keq se sa mirë, sipas një vrojtimi të Euronews Albania. Një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq.
Në total më shumë se një e treta e shqiptarëve mendojnë që ajo ka shkuar keq ose shumë keq. Ndërkohë, që thuajse asnjë shqiptar nuk mendon se ajo ka shkuar shumë mirë (0,8%) dhe më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.
Është një rënie drastike e besimit të qytetarëve në reformën në drejtësi, pesë vjet pas fillimit të zbatimit të saj.
Në 2016-ën, miratimi i reformës në drejtësi u propagandua përmes mbështetjes së madhe të qytetarëve—vrojtimet tregonin se mbi 91% e tyre donin reformimin e sistemit të drejtësisë.
Analizuar sipas prirjeve të votuesve, pakënaqësia më e madhe është midis votuesve të Partisë Demokratike—gati dy të tretat e tyre mendojnë se reforma ka shkuar keq.
Perceptimi i kundërt mbizotëron mes votuesve socialistë: gjysma e tyre (50,3%) mendojnë se reforma ka shkuar mirë dhe vetëm një në dhjetë (11%) se ka shkuar keq.
Mes qytetarëve që nuk kanë votuar asnjërën nga palët, një e treta (32,2%) mendojnë që reforma ka shkuar keq dhe më pak se dy në dhjetë (14,5%) prej tyre mendojnë se ka shkuar mirë.
Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar në muajin shtator nga kompanitë e specializuar në kërkimet të opinionit MRB dhe Data Centrum.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SARANDË– Sabri Muçaj, 24 vjeç banues në Sarandë ka bërë që daja i tij, 60-vjeçari Alim Abazi të lirohej nga qelia dy muaj pasi u...
DIVJAKË– Topografi i Bashkisë së Divjakës, Aleksandër Lapi, është proceduar penalisht për shkak se akuzohet për falsifikim. Lapi dyshohet se ka falsi...
TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të arrestuave t...
ITALI– Një shqiptar është qëlluar për vdekje në Itali. 38-vjeçari, Arbër Xheleshi është vrarë nga pronari i banesës ku i riu kishte hyrë për të gra...
DIBËR– Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, me epiqendër fshatin Topojan në Bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra. Si...
TIRANË– Lëkundje të forta janë ndjerë në disa qytete të vendit mëngjesin e sotëm, duke risjellë frikën dhe panikun e tërmeteve. Disa lëkundje të fuqi...
TIRANË– Pas 6 mbledhjeve më në fund ka dakordësi në Komisionin Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë takimit të sotëm opozita dhe m...
BULQIZË- Tërmeti që ra mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka krijuar panik te banorët e zonës. Në një prononcim për Top Channel një banore ka treguar panikun që ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot që në orën 08:00, Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë ‘rozë’. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se n...
KORÇË– Pandemia e koronavirusit ka depërtuar në burgun e Drenovës. Mësohet se një i burgosur është prekur nga pandemia e koronavirusit dhe ësh...