Aktualitet

Sekuestrohen 50 kg kanabis në Lezhë, dy të shoqëruar

28 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Sekuestrohen 50 kg kanabis në Lezhë, dy të shoqëruar

LEZHË– 50 kilogramë kanabis janë sekuestruar mesditën e sotme në kuadër të një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Lezhë. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati. Aktualisht, forcat e policisë po kryejnë kontrolle ende dhe operacioni është në vijim e sipër.

Deri më tani janë shoqëruar dy persona për tu marrë në pyetje, por ende nuk dihen identitetet e tyre. Pritet që në vijim të zbardhen detaje të reja.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama, por ende nuk është zbardhur poseduesi i parcelës ku ndodhi dhe krimi i rëndë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 50 kg kanais ne lezhe lezhe operacion antikanabis ne lezhe 50 kg kanais ne lezhe lezhe operacion antikanabis ne lezhe

Sondazh

Poll