Aktualitet

Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

28 Tetor 2021, 05:55 Nga DOSJA
Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse

TIRANË– Parlamenti ka miratuar sot projektligjin për Eurobondin, duke i hapur rrugë emetimit të tij. Pas më shumë se tetë orësh debate të forta mes Opozitës e Maxhorancës, Kuvendi i dha “OK” edhe kredisë së BERZH për OSHEE-në në vlerën e 70 milionë eurove. Gjithashtu u miratuar buxheti faktik i vitit 2020, si dhe ngritja e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Kjo e fundit ka qenë kërkesa e Opozitës. Komisionit Hetimor për mbetjet urbane do të kryesohet nga Jorida Tabaku, ndërsa nënkryetare ka socialisten Ermonela Felaj. Anëtarët janë: Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho, Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Fefter Gështenja.

Sot është kthyer për rishikim për herë të pestë buxheti i vitit 2021 ku u përfshi dhe marrja e eurobondit 700 milion eurosh që e çon borxhin publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Maturimi i eurobondit do të jetë 7 deri në 10 vite në varësi të kushteve, ndërkohë sipas ministres Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit shtoi se niveli i borxhit do i rikthehet rënies duke nisur nga viti 2022 dhe duke arritur 74.9% në fund të vitit 2025. Shqipëria në fillim të muajit nëntor pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Për më shumë se një orë, të dy kanë replikuar njëri pas tjetrit, duke mos i kusyer akuza. Numri një i qeverisë ka parashikuar se Partia Demokratike do të ndahet në dy pjesë, duke e lidhur me zhvillimet më të fundit me liderin historik, Sali Berisha. Po ashtu, Rama shtoi se propozimi i Bashës për Vettingun në Politikë do të merrej parasysh vetëm nëse do të kishte për qëllim “peshkaqenin”, duke iu referuar një luftë të brendshme mes Bashës dhe Berishës. Nga ana tjetër kryetari Lulzim Basha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe se tenderat ndahen dhe përcaktohen në zyrën e tij me shifrën e 1 mln eurove, duke mos lënë pa përmendur ato që ai cilëson si “bossët e kokainës”.

Por debati mes tyre nuk ka qenë i vetmi pasi seanca nisi me debate në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Alfred Rushaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës të flitej për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujë. Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pasoi fjalën e shtoi se rendi i ditës nuk mund të ndryshohej dhe se çështja nuk duhet të politozohet. Kërkesa e opozitës nuk u pranua dhe u votua që të zhvillohet sipas rendit të parashikuar të ditës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Korreshi denoncon biznesmenin nga Lushnja: Lekët i rruajti, shalqirin ua la në arë

Miratohet Eurobondi, buxheti e huaja e OSHEE, ngrihet Komisioni për mbetjet urbane

Korreshi vjen me çizme dhuratë për Krifcën në Kuvend: S’më la garda t’i fusja

Kuvendi/ Këlliçi: Të dalim në protesta, Rama, pacienti me sëmundje terminale

Mziu denoncon kanabisin me foto: OSHEE po bashkëpunon me kultivuesit

SHERR mes zonjave! Vokshi kapet me Ballukun: O zonja ministre heshtni kur flas unë

“Fashion Day”/ Deputetët tërheqin vëmendje në Parlament, zonjat të gjitha…klas!

PLASI! Basha merr fjalën, Balla&Braçe: Ke 3 orë që flet! Ahmetaj: Më the ‘çirak’

Rama ikën, Basha: Të uroj qetësim të mbarë, shiko ‘cilësinë e miellit’

Ç’di Rama? Kryeministri parashikon ndarjen e PD: S’do jeni dot më një

‘Ke fituar ti Tiranën?”/ Rama-Bashës: Po Ristani ça thotë? Oriste? E kam me pengun

PARALAJMËRIMI! Rama-Bashës: Fol mirë, ndryshe e kthejmë dhe ne me mosrespekt

‘Nuk mbron më si Veliun’/ Basha-Ramës: Ke vetëm disa rrugë, ose…

Xhaferraj i drejtohet Ramës:Për cilësitë e mia pyt Gjiknurin, erdhi në SHBA pas meje

‘S’e përmenda cilësinë e miellit’/Basha-Ramës: Të kafshova njëherë, u zhduke 3 javë!

VD-Vettingu/Rama heq vijën e kuqe:S’votojmë që të mbrohesh nga peshkaqeni i Foltores

Nuk e lanë të fliste! Vasili: Ku ta kërkojmë fjalën? Mbylleni këtë debat

VD-Nuk ka fund IRONIA! Rama-Bashës:Po unë ty të dua përballë…S’di si të të ndihmoj

VD-“Jo nga plaku…”, Basha-Ramës: Bëhu burrë, vettingun e nisim nga unë e ti!

VD-S’ka paqe! Basha sulmon Berishën: S’duhet të ishte në politikë, kam edhe unë faj

VD-‘Trekëndshi i Bermudës’/Basha-Ramës: Të ka marrë malli për Berishën&Metën

VD-Basha bën shaka me deputetët:U kënaqët ëëë?Shiko si qeshin, afroje pak o zotëri..

VD-Basha i merr fjalën! Vasili ngre fletën lart: Më fal…

‘Jemi partia më e bukur ‘/ Rama s’ndalet, tallet me Bashën: Give me a break! Aman…

‘Nuk ma tregon ti mua..’/ Rama-Bashës: Ti sot nuk takon njerëzit e partisë tënde

Basha-Ramës: Të gjithë ta dinë tarifën për tendera… 1 mln euro! I merr tek zyra

IRONIA/ Paloka komenton Xhaferrajn: I tha “zotëri i nderuar” Ahmetajt…

Pse nuk u ndërtua rruga në Spitallë? Ahmetaj-PD: Njëra mbaroi, tjetra do nisë

Basha lëshon BOMBËN në Kuvend: Bossi i kokainës ka rezervuar një kat në mes të….

Rama harron kilometrat nëpër Shqipëri, pyet në Kuvend: Ishmi, në Durrës është?

Interpelanca për Rindërtimin/ Rama merr situatën ‘në dorë’, i përgjigjet Xhaferrajt

Helmimi në Krujë/ Alibeaj: Qeveria duhet ta diskutonte sot, ky është krim masiv

Interpelanca për Rindërtimin/ Ferdinand Xhaferraj merr “Ramën” me vete në Foltore

VD: Çfarë s’u pa? Pas sherrit Balla-Rushaj, Rama ikën nga Kuvendi, gjesti i Ahmetajt

Helmimi masiv në Krujë, PD kërkon diksutime në Kuvend, PS: Mos e politizoni!

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 28 tetor 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll