Aktualitet

Serbja bëri shqiponjën me missin nga Kosova! Jovanka: E di ç’po kalon Valentina

27 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
Serbja bëri shqiponjën me missin nga Kosova! Jovanka: E di

TIRANË– Miss Serbia Irina Jovanka ka komentuar situatën e krijuar me dy koleget e saj në kompeticionin “Miss Continental”. Pasi dy bukuroshet nga Serbia po përballen me kritika të shumta sepse bënë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, Jovanka ka treguar nga një tjetër perspektivë se me çfarë po përballen misset.

Në një prononcim për Dosja.al, Jovanka është shprehur se ajo e di më së miri se çfarë po përjeton bashkëkombësja e saj në këto momente, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të gjithë të mbështesin njëri-tjetrin. Pavarësisht ndasive, duke ia lënë politikës, artin e të bërit politikë.

“Është turp nëse flisni me vajzat e tjera. Unë mendoj se detyra e një missi është të tregojë veten dhe anën më të mirë! Duhet të jesh i hapur ndaj të tjerëve dhe të njohësh kulturën e tyre para se të thuash vetëm vendi im është më i miri! Dhe kjo është pikërisht ajo që bëra atëherë dhe t’i qëndroj fjalëve edhe sot! Këto kohë mendoj se duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta lëmë politikën që të bëjë politikë Unë e di presionin që po ushtohet ndaj Valentinës dhe mesazhet e këqija që ajo po merr. Por do të ketë gjithmonë edhe njerëz si unë. Mendoj se është më e rëndësishme t’u japim njerëzve shpresë për paqe!,”-tha ajo.

Ndërkohë që dje Miss Intercontinental të Serbisë reagoi për foton e shkrepur me missin nga Kosova, Besa Çitaku, duke njoftuar tërheqjen e saj nga gara për shkak të presionit. Po ashtu, ajo shtoi se Serbia dhe simbolet e saj janë të vetmet që ka në zemër.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz irina jovanka valentina petrovic irina jovanka valentina petrovic

Sondazh

Poll