Aktualitet

Komisioni për 25 prillin, ikën PS! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum

27 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Komisioni për 25 prillin, ikën PS! Kuvendi i pret sinjalin PD-së:

TIRANË– Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Pas largimit të maxhorancës nga mbledhja, Kuvendit fiku sinjalin edhe pse kreu i Komisionit kërcënoi stafin se do t’i kallëzonte penalisht. Megjithatë demokratët nuk lëvizën nga ambientet e Byrosë duke u futur “Live” nga Facebook i Partisë Demokratike.

Gjithçka nisi pas debatit që agravoi mes palëve nisi me kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste që në rendin e ditës të futet shqyrtimi i rregullores dhe rendi të kalohet në votim. Kjo kërkesë u pranua nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, por nuk gjeti dakordësinë, duke u votuar me 6 vota pro dhe 8 kundër nga palët. Ndërkohë që socialistët kërkuan që të zgjidhet edhe Sekretari i Komisionit, duke propozuar emrin e Klevis Xhoxhit.

Pas kësaj socialistët kërkuan 5 minuta pushim, kërkesë e cila u pranua nga Alibeaj, ndërsa raportimin brenda në sallë e vazhdoi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Me të parë që diskutimi vijonte, socialistët nisin që të replikonin duke lënë mbledhjen për herë të dytë dhe përfundimisht. Edhe pse maxhoranca u largua, Alibeaj dha urdhër që mbledhja të vijonte edhe pa PS, por administrata e Kuvendit ndërpreu sinjalin e mbledhjes për transmetim për mediat. Kjo shkaktoi debate të ashpra dhe kërcënime nga ana e deputetit demokrat. 

Mbledhja e sotme vjen pas dështimit të mbledhjes së 5 ditëve më parë, e cila u mbyll pa një vendimmarrje. Në këtë Komision që ka afat deri në janar, pritet që të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe gazetarë e drejtues të institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend. Në fund, pritet që të dilet në një përfundim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike, për manipulim të vullnetit të votuesëve më 25 prill, ndërsa pretendojnë se ka ndodhur e ashtuquajtura “masakra zgjedhore”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mazhoranca bojkoti komisionin, Alibeaj: Nuk duan që të thirret si dëshmitar

Bojkotuan komisionin, Gjylameti : Kryetari po shkel ligjin, abuzoi me procedurën

Përfundon Komisioni! Alibeaj: Ky duhet të ishte momenti final, do vijojmë kallëzimin

Kuvendi i ndërpreu sinjalin nga Komisioni! PD gjen mënyrën, futen LIVE nga Facebook

VD-PLAS KEQ! Alibeaj sherr me punonjësen e Kuvendit: Garda, nxirre jashtë!

VD-Kthimi nga pushimi! Maxhoranca ikën nga Komisioni, Bardhi: Uluni se mbarova…

VD-‘5 minuta pushim’/ Maxhoranca ikën nga Komisioni, Alibeaj: Kanë shkuar në banjo

Komisioni/ Naço premtim opozitës: Votën time do t’ua jap sa herë doni (Kunja LSI-së)

Komisioni s’ka sekretar…/ Kollçaku zihet me Bardhin: Po flas unë (Gjylameti qesh!)

‘Mos të ndodhë më!’/ Ankesa pafund në Komision, Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten!

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per 25 prillin tirane komisioni hetimor per 25 prillin tirane

Sondazh

Poll