Aktualitet

Benz-i merr flakë në ecje në Patos, e kishte marrë me qira

27 Tetor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Benz-i merr flakë në ecje në Patos, e kishte marrë me qira

PATOS – Një makinë ka marrë zjarr ditën e sotme rreth orës 13:50, në aksin rrugor Fier-Patos.

Makina tip “Benz”, e marrë me qira nga D. K, ka marrë flakë ndërkohë që ka qënë duke ecur. Shkak për këtë dyshohet të ketë qënë një defekt në motorin e makinës. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksi fier-patos makina merr flake makina merr flake ne fier patos aksi fier-patos makina merr flake makina merr flake ne fier patos

Sondazh

Poll