Aktualitet

Helmohen 500 qytetarë në Krujë, mes tyre dhe fëmijë! Analizat: Uji ka dy baktere

27 Tetor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Helmohen 500 qytetarë në Krujë, mes tyre dhe fëmijë!

KRUJË– Uji në qytetin e Krujës ka pasur ngarkesë bakteriale të Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Ky ishte rezultati i analizave mikrobiologjike që dolën pas ekzaminimeve që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Këto baktere janë shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme. Escherichia koli shkakton dhimbje të rënda dhe diarre. Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt.

500 qytetarë të Krujës u paraqitën në spitalin e Krujës përreth tre ditëve me simptoma helmimi. Dhimbje barku, koke, diarre dhe të vjella ishin disa nga simptomat që qytetarët kishin përgjatë disa ditëve.

Sot u paraqitën 150 qytetarë me simptoma të ndryshme dhe shkaktar kryesor bënë ujin. Nga dita e hënë uji është ndërpreë nga ujësjellësi i Krujës, i cili po ashtu ka kërkuar që të boshatisen dhe depozitat e ujit, pasi dyshohet se uji ka prani të amoniakut.

Në spitalin e Krujës nuk është lejuar që të jenë të pranishëm gazetarët, duke iu ndaluar hyrjen. Mjekët kanë kërkuar dhe ndihmën e policisë për të qënë më të sigurtë se mediat nuk do të futen Brenda ambienteve ku janë të shtruar pacientët e helmuar.

Prokuroria e Krujës bën me dije se vepra penale është regjistrua “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, teksa është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko- ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.

“Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër,”-thuhet në njoftimin e bërë publik nga prokuroria.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ndodheshin në ujë! Çfarë janë Esheria Koli dhe Streptokoku, dy bakteret e rrezikshme

Helmimi në Krujë! Del përgjigjia e analizave: Kanë ngarkesë bakteriale të…

Helmimi masiv, Prokuroria e Krujës: Kemi urdhëruar hetime! Presim rezultatet…

Qytetari në Krujë: Ujin nuk do e blejmë për t’u larë, do zëmë morra e pleshta

Helmimi në Krujë/ Banorët:Borxh do marrim dhe ujin do e blejmë, kam djalin keq

Uji ka prani amoniaku! Kërkohet zbrazja e depozitave në Krujë

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll