Aktualitet

Mbi 330 të punësuar, administrata ‘fryhet’ sërish, si do të jetë në 2022-shin

27 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Mbi 330 të punësuar, administrata ‘fryhet’ sërish, si

TIRANË– Administrata është fryrë sërish. Gjatë vitit 2022 parashikohet që administrata do të ketë 84 mijë e 82 punonjës ose 333 më shumë se në vitin 2021. Abcnews shkruan se numri i punonjësve buxhetore për vitin e ardhshëm rezulton të jetë më i lartë se 5 vitet e fundit. Që nga 2018 listës së personave që paguhen nga taksat e qytetarëve i janë shtuar 2 mijë e 329 punonjës.

Shtimi i punonjësve të administratës në këtë nivel vjen në një kohë kur në buxhet nuk parashikoheshin të shtoheshin më tepër se 200 punonjës mesatarisht në vit. Sipas AbcNews, nga një vëzhgim i tabelës së shpërndarjes së punonjësve konstatohet se rritja më e madhe punonjësve është në ministrinë e jashtme me 43 punonjës më shumë. Ndërkohë më minimale janë shtesat në ministritë të cilat kanë më shumë nevojë duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballet vendi si dhe pandeminë.

Në ministrinë e Shëndetësisë janë shtuar vetëm 21 punonjës. Ndërkohë në ministrinë e drejtësisë janë shtuar 17 persona më shumë .edhe institucioni I kryeministrisë  do të ketë 10 persona më tepër staf nëse e krahasojmë me vitin 2021.Kjo fryrje e administratës vjen në një kohë krize ekonomike për Shqipërinë ndërsa borxhi publik ka rritur në nivele shumë të larta. Vitin e kaluar i cili ishte një vit elektoral për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, shtesa e punonjësve në administratë kapi nivele rekord me 1244 të tillë.

Numri i punonjësve në administratë në vite

2018          81.753

2019          82.120

2020          82.458

2021          83.703

2022            84.082

KRYEMINISTRIA

2021   177 punonjës

2022   187 punonjës

Ministria e Shëndetësisë

2021   4293 punonjës

2022    4313 punonjës

Ministra e Jashtme

2021   577 punonjës

2022   620 punonjës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet punonjesit ne administrate punonjesit ne administrate

Sondazh

Poll