Aktualitet

Ishin në makinë me Aldi Ramën, lihen në burg pa afat dy të rinjtë

27 Tetor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Ishin në makinë me Aldi Ramën, lihen në burg pa afat dy

SHKODËR– Kristian Sheri dhe Armando Marku dy miqtë e Aldi Ramës, me të cilin ishin në makinë në momentin kur ai qëlloi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha janë lënë në burg pa afat. Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së Parë Lezhë duke rrëzuar kërkesën e të rinjve për masë më të burë sigurie.

Marku dhe Sheri akuzohen për moskallëzim krimi, kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit Aldi Rama.

Si ndodhi ngjarja?

Më 28 shtator, dy të rinjtë ishin në një automjet me 21-vjeçarin Aldi Rama në zonën Kune-Vain të Lezhës në momentin kur tre efektivët e policisë, mes tyre edhe Saimir Hoxha i ndaluan për kontroll. Rama nuk iu bind urdhërit të efekivëve ndërsa dy miqët e tij po.

“Nuk jam për t’u kontrolluar” u bë me dije se i ka thënë ai nënkomisarit Saimir Hoxha dhe e qëlloi menjëherë duke e lënë të vdekur. I riu më pas u arratis për disa orë, duke u gjetur më pas i plagosur me armë zjarri. Rama humbi jetën një ditë më pas në spitalin e Traumës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama armando marko kristian sheri aldi rama armando marko kristian sheri

Sondazh

Poll