Aktualitet

“Me Bentley”, Paloka akuzon Ahmetajn, zv.kryeministri: 28 mijë $ zemrat e zjarrta

26 Tetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
“Me Bentley”, Paloka akuzon Ahmetajn, zv.kryeministri: 28 mijë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përplasur në distancë me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e ka akuzuar Ahmetajn se shkon në Parlament me makinë luksoze të llojit “Bentley” që kushton 250 mijë dollarë dhe më pas flet për varfërinë e shqiptarëve.

“Ky shkon tek Nusreti në Dubai (1 mijë dollarë bifteku) “për të ngrënë një çap bukë” dhe vjen me Bentley (250 mijë dollarë) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptarëve…! Rama ndërkohë po bën gati dy muaj që shetit me charter nëpër botë ! E ne kërkojmë që këtyre vetingun t’ju a bëj SPAK-u i Ramës !!! Rama, ky dhe ata si ky, vërtetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament. Me këtë situatë, ata janë më komodë se kurrë  Prandaj vazhdojnë e tallen me shqiptarët!”- shkruante Paloka në një postim.

Pak orë më vonë në një tjetër postim, Ahmetaj mohon të ketë mjet të llojit “Bentley”, por shton se ka një makinë Hyundai Genesis, të cilën deklaron se e ka blerë 28 mijë dollarë.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq,”– shkruan Ahmetaj në postimin e tij.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben ahmetaj edi paloka arben ahmetaj edi paloka

Sondazh

Poll