Aktualitet

Vranë Alket Muhon për pronat, gjykata dënon babë e bir me 37 vite burg

27 Tetor 2021, 08:04 Nga DOSJA
Vranë Alket Muhon për pronat, gjykata dënon babë e bir me 37

TIRANË– Babë e bir të cilët akuzohen se kanë vrarë Alekt Muhajn më 6 shtator të vitit 2018, janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me 37 vite burg. Gjykata ka dënuar me 37 vite burg në total babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj të cilët akuzohen për vrasjen e Alket Muhajt, në fshatin Rabije në Memaliaj. Et’hem Muhaj është dënuar me 20 vite burg ndërsa i biri Dino Muhaj me 17 vite burg.

Policia ka vendosur masa të rrepta sigurie në momentin e dhënies së vendimit në gjykatë në mënyrë që të mos kishte përplasje mes familjarëve.

Në pretencën e tij prokurori i çështjes Julian Cafka kishte kërkuar nga 23 vite burg për secilin, me akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, nga 6 vite për armëmbajtje pa leje dhe nga 1 vit burg për prodhim pa leje të armë sportive, (në total 30 vite burg për secilin).

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alket muho dino muhaj et'hem muhaj alket muho dino muhaj et'hem muhaj

Sondazh

Poll