Aktualitet

Uji ka prani amoniaku! Kërkohet zbrazja e depozitave në Krujë

27 Tetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
Uji ka prani amoniaku! Kërkohet zbrazja e depozitave në Krujë

KRUJË– Situata alarmante në qytetin e Krujës ka bërë që ujësjellësi i zonës të kërkojë boshatisjen e depozitave. Që nga dita e hënë, ujësjellësi në Krujë ka ndërpreë dhe ujin, duke qënë se shumë qytetarë janë paraqitur në spital me dhimbje barku. Pritet dalja e përgjigjes së analizave epidemiologjike për të vërtetuar nëse uji është bërë shkaktar i gjendjes së rënduar të qytetarëve.

Një ditë më parë, Ujësjellësi i Krujës u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

Mbi 500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Krujës që nga dita e dielë pasi dyshojnë se janë helmuar nga uji.

LAJMI KRYESOR:Helmimi masiv në Krujë! 500 pacientë kërkuan ndihmë mes tyre 70 fëmijë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll