Aktualitet

Teknologjia e MAFIA-s, Hoxha: Më thanë pse fole për ‘Sky’-n, na prishe punë

26 Tetor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Teknologjia e MAFIA-s, Hoxha: Më thanë pse fole për

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëfyer historitë e ‘thyerjes’ së aplikacioneve me të cilët komunikonin grupet kriminale.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ka marrë ‘kritika’ nga Amerika Latine pasi ka folur për aplikacionin Sky, gjë që u ka ‘prishur punë’ grupeve që ushtrojën aktivitetin e tyre në atë zonë.

“Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonë dhe u kapën 150 milionë dollar,”- tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha teknologjia e mafias artan hoxha teknologjia e mafias

Sondazh

Poll