Aktualitet

Grabitja dhe dhunimi i Çangut, Lala: Nikla, zonë e nxehtë. SPAK duhet parë me dyshim

26 Tetor 2021, 19:29 Nga DOSJA
Grabitja dhe dhunimi i Çangut, Lala: Nikla, zonë e nxehtë. SPAK

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar ngjarjet e ndodhura në vendin tonë ditët e fundit. E ftuar në ‘A show’, Lala tha se ngjarja në Krujës është e rëndë pasi Nikla ku u dhunua dhe grabit Nazmi Çangu zotërohet nga njerëz të botës së krimit.

Për emërimin e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit, Lala tha se duhen rezultate. Ajo shtoi më tej se SPAK duhet parë me dyshim në momentin që disa i ndëshkon për një arkë me peshk, ndërsa para koncensioneve ‘mbyll sytë’.

“Ngjarja në Krujë, ku një person i proceduar u dhunua, është shumë e rëndë. Nikla është një zonë e nxehtë, që kontrollohet nga njerëz të botës së krimit. Unë Nanon, drejtorin e ri e vlerësoj si profesionist, për operacionet në Siri. Zoti Veliu e la policinë të kriminalizuar dhe të pambështetur, që qytetarët e shikonin policinë si delen e zezë dhe duhej një emër ndryshe dhe e kam pritur një emërim, si Nano. Duhen parë rezultatet, duhet të presim edhe pak kohë. Me vrasjen e Demir Backës, janë prishur balancat e botës së krimit. Kriminaliteti në vend është rritur shumë. Nëse SPAK del e ndëshkon Luan Dacin, ndëshkon Rovena Vodën për një arkë peshku, e nuk ndëshkon ata që bëjnë koncesione, që bërtasin në mes të Tiranës, tregon se misioni i SPAK është për t’u parë me dyshim,”- tha Lala.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano klodiana lala nazmi çangu gledis nano klodiana lala nazmi çangu

Sondazh

Poll