Art&Argëtim

Shfaqja Edmond, Çobani: Aktori kryesor do të mungojë 4-5 javë, nuk kishim Plan B

26 Tetor 2021, 20:23 Nga DOSJA
Shfaqja Edmond, Çobani: Aktori kryesor do të mungojë 4-5

TIRANË- Regjisori i shfaqjes teatrale “Edmond” e autorit Alexis Michalik, Indrit Çobani ka thënë se aktori kryesor i shfaqjes Lulzim Zeqja do të mungojë për 4-5 javë. I ftuar në emisionin ‘Rudina’, në Tv Klan, ka thënë se shfaqja është shtyrë për 4-5 javë për shkak të aksidentit që pësoi aktori Zeqja. Ndërkohë që shtoi se nuk kishin bërë asnjë plan të dytë për shfaqjen nëse do të ndodhte diçka e tillë

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Nuk e di si erdhi ai moment, si ndodhi ai incident i aktorit kryesor dhe tani gjithçka është ndërprerë. Shfaqja “Edmond” është ndërprerë, në pritje të kastit që të jetë gati edhe njëherë. Çfarë ka ndodhur?

Indrit Çobani: Ashtu është, shfaqja “Edmond” u shndërrua në një festë të madhe mes spektatorit dhe aktorëve, ai ritakim pas një mungese të gjatë në sallën e teatrit. Ishte një gjë që sikur ndezi një magji që kishim kohë që e prisnim dhe dhamë 4 shfaqje, ndërkohë që kishim 5 netë të tjera të shitura totalisht, por ka incidente që ne nuk i kemi në dorë.

Rudina Magjistari: Çfarë ndodhi kryesisht, është aktori kryesor Lulzim Zeqja me sa di unë?

Indrit Çobani: Aktori kryesor që është në rolin e Edmondit, fatkeqësisht pati një aksident duke shkuar për në një intervistë me Klanin dhe do e organizonim te salla e teatrit. Unë mbërrita përpara, ai nuk po mbërrinte, më pas mësova lajmin që rrugës ai ishte aksidentuar me motor.

Rudina Magjistari: Si është tani nga ana shëndetësore?

Indrit Çobani: Është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, veç dëmtimit që ka te kavilja e këmbës që e ka në allçi dhe besoj do të mungojë për një periudhë 4-5 javë.

Rudina Magjistari: A mendohet një plan B për sa i përket këtyre shfaqjeve në skenë kur i ndodh dikujt, aq më tepër një personazhi kryesor?

Indrit Çobani: Për të gjitha aktivitetet e gjalla gjithmonë duhet të merren masa për planin B, planin C. Fatkeqësisht nuk e kishim një plan të tillë dhe nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë dhe Ania përgjigjemi për pjesën artistike dhe kemi përgjegjësi vetëm për pjesën artistike të shfaqjes. Të gjithë teatrot e rëndësishme që mundohen të ndërtojnë repertorë kanë gjithmonë plane të dyta për raste.

Aktori Lulzim Zeqja pësoi një aksident automobilistik disa ditë më parë. Duke qenë se Zeqja është protagonist i shfaqjes “Edmond”, ajo është shtyrë pasi aktori nuk është në gjendje të performojë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture alexis michalik indrit çobani lulzim zeqja shfaqja edmond alexis michalik indrit çobani lulzim zeqja shfaqja edmond

Sondazh

Poll