Art&Argëtim

Shokon Fifi: Nga sëmundja mora 25 kg në tre muaj, godisja veten me tigan nga ankthi

26 Tetor 2021, 16:12 Nga DOSJA
Shokon Fifi: Nga sëmundja mora 25 kg në tre muaj, godisja veten me

TIRANË – Këngëtarja Filloreta Raçi, ose Fifi siç e njeh publiku, ka treguar ditën e sotme për banorët e Big Brother se ka probleme me tiroiden.

Në një bashkëbisedim me Sabianin dhe Monika Lubonjen, Fifi thotë se ky problem i ndikon shpesh sjelljen duke e bërë nervoze dhe i sjell ankth. Fifi tregon se vuan prej tiroides që nga viti 2017 dhe kjo i ka ndikuar edhe në peshë sepse për 3 muaj ka marrë 25 kg.

“Mora 25 kg për tre muaj. Nëna ime ka qarë kur më parë. Vetëm pas një viti më ka treguar që qante se isha shëndoshur”, tha Fifi

Fifi ka thënë se e ëma nuk qante vetëm nga malli që kishte pa e parë prej katër muajash, por nga shndërrimi që ajo kishte pësuar. Ajo ka treguar edhe për dëmin që i shkaktonte vetes nga nervoziteti i sëmundjes.

“Me ankthin kam pas shumë probleme. Kam qënë e lidhur për herë të parë dhe ai ishte shumë xheloz. Unë fillova të bëhesha shumë toksike. Nervozohesha për gjënë më të vogël. Shkoja në shtëpi dhe godisja veten me tenxhere dhe tiganë”, ka treguar Fifi.

Fifi ka treguar se në fillim se dinte askush dhe shkonte takohej me një psikolog në Prishtinë, i cili ka dhënë qetësues, të cilët i ka përdorur për 6 muaj.

“Më dha Xanax dhe Diazepan. I piva për 6 muaj por hoqa derë se më jepnin vegime, shikoja haluçinacione. Një mike e mamit më pyeti çfarë po përdorja dhe kur i lexoi më tha t’i hiqja menjëherë“, tha Fifi.

Fifi ka thënë se dikur ndikohej shumë edhe nga stresi, sidomos nga njerëzit të cilët nuk kishin besim se do ja dilte.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi filloreta raci shtepia e big brother vip big brother vip fifi filloreta raci shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll