Art&Argëtim

Gruaja e Alec Baldwin thyen heshtjen pas aksidentit tragjik në xhirimet e filmit

26 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Gruaja e Alec Baldwin thyen heshtjen pas aksidentit tragjik në xhirimet e

SHBA – Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alec Baldwin shprehu të hënën dhimbjen e saj për vdekjen e Halyna Hutchins. Ajo tha se i shoqi është zemërthyer dhe i shkatërruar pasi qëlloi për vdekje kineasten gjatë një incidenti në xhirimet e filmit të tij Western “Rust”.

“Zemra ime dhemb për  Halyna-n. Për burrin dhe djalin e saj. Familjen dhe të dashurit e tyre. Dhe Alekun tim”, shkroi Hilaria Baldwin në Instagram.

Sipas Mercury news, Hilaria Baldwin tha se nuk ka fjalë për ngjarjen pasi është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e zemrës për një aksident kaq tragjik. Postimi i Hilaria Baldwin tërhoqi menjëherë dhjetëra mijëra pëlqime, me llogarinë e saj bashkë me disa komente mbështetëse nga njerëz të tjerë të famshëm në media. Komentet shprehnin simpatinë për Hutchins, e cila ka lënë pas një burrë dhe një djalë të vogël.

Postimi ishte komenti i parë publik i Hilaria Baldwin që nga e enjtja, kur bashkëshorti i saj prej gati 10 vitesh qëlloi dhe vrau Hutchins dhe plagosi regjisorin e “Rust” Joel Souza. Sipas një deklarate nga Santa Fe County, Baldwin-it i’u dha një armë për tu përdorur gjatë xhirimeve për të cilën gabimisht i thanë se ishte bosh, pra nuk mbante fishekë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin hilari baldwin holliwood rust alec baldwin hilari baldwin holliwood rust

Sondazh

Poll