Art&Argëtim

“Ikja nga shtëpia ishte shumë e rëndë”, përlotet Manjola Nallbani

26 Tetor 2021, 08:02 Nga DOSJA
“Ikja nga shtëpia ishte shumë e rëndë”,

TIRANË– Këngëtarja Manjola Nallbani ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Vuj moj zemër”. Ditën e djeshme, gjatë një interviste tek “Rudina” ajo ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj. Ajo rrëfeu për publikun emocionet e këngës së re dhe kujtimet e lumtura që ka me të ëmën.

Kujtimi më i lumtur me nënën.. Shumë, momenti i dasmës, emocionet, shumë prekëse…”, tha ajo.

Rudina nuk e mbylli këtu, por vijoi ta ngacmote këngëtaren duke e pyetur më tej për detaje që i kujtojnë momente të lumtura me familjen.

“Ja, e shikon më bëre për të qarë. Edhe me mamin, edhe me babin, se babin e kam pasur të paralizuar, e kam thënë dhe kur ika unë nga shtëpia, ishte për të dy e rëndë.”, u shpreh Manjola.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, duke postuar shpesh herë foto të sajat ku duket në formë mjaft të mirë. Nallbani iu bashkua personave të njohur këtë verë, të cilët postuan foto me bikini për të treguar që ndihen mirë me trupin e tyre dhe për të dhënë mesazhin që duhet ta duam veten.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz manjola nallbani perlotet manjola nallbani rudina manjola nallbani perlotet manjola nallbani rudina

Sondazh

Poll