Politike

Rama në Elbasan: Puna me laboratorët nis në 2022, mësuesi s’është top futbolli

26 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Rama në Elbasan: Puna me laboratorët nis në 2022, mësuesi

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konsultim me studentët dhe nxënësit për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë. Para të rinvje, Rama deklaroi se është miratuar një fond në projektbuxhetin e vitit 2022 për invetimin në laboratorë dhe se puna nis në fillim të vitit. Kryeministri tha ndër të tjera se mësuesia si profesion ka mjaft rëndësi dhe nuk mund të jetë një top futbolli në duart e politikanëve. Ai deklaroi se kohët kur mësuesit rekrutoheshin nga politika kanë marrë fund.

Studentëve që preferojnë të largohen nga Shqipëria, Rama u tha që të bëjnë një bilanc për arsyet që mund t’i mbajnë në Shqipëri dhe për stiuatën që i pret jashtë kufijve. Sipas Ramës, ata që guxojnë, ia dalin si në Shqipëri edhe jashtë saj. Këtu kreu i qeverisë përmendi edhe një histori të një familjeje të varfër që kishte dy vajza të cilat ishin me të gjitha 10 dhe flisnin anglisht, pavarësisht se babai i tyre punonte me një karrocë e nuk kishte kohë për to.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Çështja e laboratorëve…e kam dëgjuar edhe këtë në çdo takim, dhe dua t’ju them që e kemi adresuar që tani me buxhetin 2022 për të adresuar këtë problem, sepse laboratorët dalin që janë në dispozicion në letër por ë shumë raste janë të pajisur në mënyrë shumë modeste, dhe kështu atëherë edhe mësimi nuk e ka atë impakt që mund të kishte. Tjetër gjë është rasti i mësuesve që japin lëndë teknike të rëndësishme, si ato të IT, që nuk janë të profilizuar në atë fushë por që janë mësues matematike apo tjetër dhe kjo duhet adresuar me urgjencë. Po kështu çështjen e arteve, sporteve, dhe qysh në programin e qeverisë e kemi vendosur ta kemi objektiv, kemi buxhet për këto programe dhe do fillojmë hap pas hapi gjithë riorganizimin e sistemit që shkollat tu përgjigjen kërkesave të nxënësve. Për mësuesinë ne i kemi dhënë shumë rëndësi kësaj fushe, nuk e shoh si diçka që nuk ka perspektivë, përkundrazi. Roli i mësuesit bëhet gjithnjë e më rëndësishëm dhe ka marrë shumë më rëndësi si më parë, nuk është më një top futbolli që gjuhet sipas politikës. Sot rekrutimi i mësuesve është shumë meritokratik. Tani, na takon ne që ti përkthejmë në vendime këto nevoja të tuajat, por vendimet për vete secili i merr vetë, kështu edhe ju. Dy tre veta këtu kërkuan t’ju themi se pse të mos ikin jashtë, unë pavarësisht pozicionit, nuk kam ndryshuar mendim, çdo kush është i lirë të marrë vendimin se çfarë do të bëjë dhe nuk jetojmë më si para 30 vitesh që nuk e kishim zgjedhjen dhe këtë dilemë, ku nuk dilte dot askush jashtë shtetit. Liria i ka dilemat shumë më të mëdha. Por unë nuk do të thoja arsyet pse duhet të ikin por pse nuk duhet dhe nëse ato nuk mjaftojnë do bëja balancën, por një gjë është e sigurt këtu apo kashtë, kjo botë është e atyre që guxojnë dhe janë të vendosur, se ata ja dalin kudo. Unë kam pasur mundësi të takoj familje shumë të varfra, dhe aty kam parë vajza që mësonin me çadër se kur binte shi çatia në dhomë pikonte dhe ishin me të gjitha 10 dhe flisnin anglisht dhe vinin nga një familje ku babi punonte me një karrocë, dhe ai s’kishte asnjë shans e kohë për to.Dhe këto vajzat ishin 100 përqind të justifikuara nëse do të thoshin ne nuk mësojmë dot, por ja që ishin me të gjitha 10, duke mësuar ato po rrisnin krahët për të fluturuar nga ajo gropë, dhe ta kishin jetën ndryshe, sepse ajo që di është ajo që sjell më shumë. Tani shteti nuk e bën dot për ty atë që ti do të bësh për veten, dhe nëse pret çdo gjë nga shteti.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama ne elbasan edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll