Politike

VD-Helmimi, deputetja demokrate e Krujës: Kam djalin dhe motrën këtu!

26 Tetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
VD-Helmimi, deputetja demokrate e Krujës: Kam djalin dhe motrën

KRUJË– Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, ka shkuar sërish në spitalin e Krujës, ku edhe ndodhen qytetarët e helmuar. Në një prononcim për mediat, e shoqëruar nga deputetja tjetër Dhurata Çupi, u shpreh se nga helmimi është prekur edhe familja e saj, më konkretisht djali dhe e motra.

“Isha mbrëmë deri në orët e vona të mesnatës. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e para të mëngjesit shikojmë që gjendja përsëri ëhstë bërë kritike. Ka shumë të sëmuirë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë. Janë prekur shumë sot moshat e treta. Unë kam të prekur tim bir nga ky infektim, motrën, vjehrrën e motrës dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Më shqetëson si do veprohet me qytetarët e Krujës së kemi raste të përsëritura,“-tha ajo në fjalën e saj. 

LAJMI KRYESOR: Jorida Tabaku Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helmohen qytetaret e krujes kruje merita bakiu helmohen qytetaret e krujes kruje merita bakiu

Sondazh

Poll