Politike

Kuvendi fut në rendin e ditës buxhetin 2022/ Balla: Ja 3 datat kur do të shqyrtohet!

26 Tetor 2021, 12:27 Nga DOSJA
Kuvendi fut në rendin e ditës buxhetin 2022/ Balla: Ja 3 datat kur do

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se sot në konferencën e Kryetarëve është miratuar kalendari i shqyrtimit në Kuvend të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022. Në postimin e bërë prej tij, Balla thekson se Kuvendi do të kalojë projektbuxhetin më 15-16 nëntor, në parim. Dhe më pas më 26 nëntor. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Miratuam me konsensus kalendarin e shqyrtimit në Kuvend të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022. Kuvendi miraton në parim më 15-16 Nëntor dhe më 26 Nëntor 2021. Prioritetet e Shumicës sonë qeverisëse: Vijimi i reformave strukturore për të garantuar rritje ekonomike dhe punësim; Mbeshtetja e shtresave në nevojë; Rritja e produktivitetit; Forcimi i shtetit ligjor; digjitalizimi i ekonomisë. Rreth 4% parashikojmë rritjen ekonomike bazuar në Projektbuxhetin 2022 dhe në Projektbuxhetin Afatmesëm 2023-2025.

Sot, qeveria ka depozituar në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022, ku deficiti parashikohet që të jetë 101 miliard lekë. Të ardhurat e vendit për vitin që vjen kapin 536 miliard lekë. Ndërsa diferenca parashikohet të mbulohet duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 projekt-buxheti 2022 taulant balla buxheti 2022 projekt-buxheti 2022 taulant balla

Sondazh

Poll