Bota

Princesha e Japonisë martohet me shokun e kolegjit, humb statusin mbretëror

26 Tetor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Princesha e Japonisë martohet me shokun e kolegjit, humb statusin

JAPONI- Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.

Sipas BBC, ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja. Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.

Çifti pritet të shpërngulet në SHBA, ku Komuro punon si avokat, pas martesës. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.

Ashtu si zonja Markle, Komuro është vënë nën një vëzhgim intensiv që kur u njoftua për lidhjen e tij me princeshën Mako. Ai u kritikua së fundmi për modelin e flokëve të kapura bisht, kur u kthye në Japoni. Disa gazeta tabloide dhe përdorues të mediave sociale mendonin se modeli i flokëve të tij, që shihej si jokonvencional në Japoni, ishte i papërshtatshëm për dikë që do të martohej me një princeshë.

Në një konferencë për shtyp të martën, Mako tha se ajo kërkoi falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.

Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar dhe jam mirënjohës për ata që kanë vazhduar të më mbështesin. Për mua, Kei është i pazëvendësueshëm, martesa ishte një zgjedhje e nevojshme për ne.”-tha ajo.

Princesha Mako u largua nga rezidenca e saj në Tokio rreth orës 10:00 me orën lokale të martën për të regjistruar martesën e saj, duke iu përkulur disa herë prindërve të saj, Princit të Kurorës Fumihito dhe Princeshës së Kurorës Kiko. Ajo gjithashtu përqafoi motrën e saj më të vogël para se të largohej.

Sipas ligjit japonez, anëtaret femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, ndërkohë që për anëtarët meshkuj nuk ekziston ky rregull.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kei komuro princesha e japonise martohet me te zakonshem princesha mako kei komuro princesha e japonise martohet me te zakonshem princesha mako

Sondazh

Poll