Bota

Microsoft ngre akuza ndaj Rusisë: Hakerat e tyre po ndërhyjnë në iCloud

26 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Microsoft ngre akuza ndaj Rusisë: Hakerat e tyre po ndërhyjnë

SHBA– Microsofti thotë se të njëjtët hakerë të mbështetur nga Rusia, përgjegjës për sabotazhin ndaj kompanisë SolarWinds në vitin 2020, vazhdojnë të sulmojnë kompanitë teknologjike, sidomos ato që ofrojnë shërbime për mbajtjen e të dhënave nëpër servera (cloud).

Microsofti tha se grupi, të cilin e quan Nobelium, po përdor një strategji të re, që e bën Nobeliumin “të duket si partner teknologjik i kompanisë të cilën sulmon, për të hyrë në sistemet e saj”. Microsofti tha se sipas analizës së tij, që nga fillimi i majit, më shumë se 140 kompani kanë qënë në shënjestër dhe 14 prej tyre, mundet të kenë rënë viktimë.

Administrata amerikane, nga ana tjetër, u mundua ta zbusë lajmin. Një zyrtar që donte të mbetej anonim, tha se “aktivitetet e përmendura nga Microsofti, janë sulme të njohura, që synojne spiunazh, jo sabotim, që ndërmerren përditë nga Rusia apo qeveri të tjera të huaja.”

Ambasada ruse nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar.

Marrëdheniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë ftohur edhe më tej këtë vit, pas një seri sulmesh kibernetike të grupeve mafioze ruse, që kanë marrë peng sisteme të tëra të disa kompanive amerikane. Presidenti Biden i ka kërkuar Presidentit Rus Vladimir Putin, që Rusia t’i ndëshkojë këta kriminelë, por disa zyrtarë të sigurisë kibernetike të administratës kanë thënë kohët e fundit se nuk kanë parë prova të tilla./VOA/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota microsoft rusia akuzohet per sulm kibernetik sulm kibernetik microsoft rusia akuzohet per sulm kibernetik sulm kibernetik

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2021, 21:13

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

KOSOVË– Një persona ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë. Mediat vendase kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:...