Politike

Berisha më i pëlqyer se Basha në rrjetet sociale, merr 63.7% të votave

25 Tetor 2021, 20:42 Nga DOSJA
Berisha më i pëlqyer se Basha në rrjetet sociale, merr 63.7%

TIRANË– Mbrëmjen e sotme është prezantuar një sondazh që del në përfundimin se ish-kryeministri Sali Berisha është më i pëlqyer në rrjetet sociale se sa kryedemokrati Lulzim Basha.

I ftuar në “Opinion”, eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 mijë e 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 mijë e 631 persona kualitativë sikurse i quajti Gjeladini, 36.2% dhanë pëlqimet për Bashën dhe 63.7% për Berishën.

Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll