Politike

Helmimi i banorëve të Krujës, Meta: Situatë alarmante, të gjendet shkaku

26 Tetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Helmimi i banorëve të Krujës, Meta: Situatë alarmante,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhje për situatën që po kalojnë qytetarët e Krujës me helmimin e ujit. Me anë të një mesazhi të bërë në ‘Facebook’, Meta thotë se gjendja është alarmante e se duhet trajtuar me më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore. Presidenti kërkon që të gjendet shkaku i situatës së krijuar dhe të gjenden përgjegjësit.

REAGIMI I METËS:

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

LAJMI KRYESOR:Helmimi masiv në Krujë! Gjendja alarmante, mbi 320 pacientë paraqiten në spital

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike helmohen qytetaret e krujes ilir meta helmohen qytetaret e krujes ilir meta

Sondazh

Poll