Art&Argëtim

Bëni kujdes me Gaforren dhe Dashin sot! Parashikimi i horoskopit, 26 tetor 2021

26 Tetor 2021, 05:03 Nga DOSJA
Bëni kujdes me Gaforren dhe Dashin sot! Parashikimi i horoskopit, 26 tetor

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, kjo e martë nuk është dita e duhur për të zgjidhur problemet, më mirë ta shtyni një diskutim të mundshëm. Në punë, mos hiqni dorë nga diçka që po ju zien në kokë, gjeni kohë për të reflektuar dhe për të vepruar!

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Mundohuni ta mbani punën jashtë dhe sa më larg nga jeta juaj e dashurisë sepse mund të krijoni tensione të panevojshme me partnerin/en tuaj. Në punë, kujdes nga polemikat, por gjithsesi deri të premten do të duhet t’i sqaroni gjërat!

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, sa më shumë t’i afrohemi Nëntorit, aq më shumë do të ketë mundësi të bukura për t’i shfrytëzuar. Në punë, ata që qëndrojnë në një lloj staniacioni këto kohë, tani mund të rifillojnë të aktivizohen dhe periudha në vazhdin është shumë pozitivë, por ju mos u ndikoni nga askush, sepse askush nuk ka të drejtë të vendosë për ju dhe të ndikojë tek ju! Vendosni me kokën tuaj!

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Hëna është në anën tuaj këtë të martë 26 dhe dita është e duhura për të kërkuar shpjegime në dashuri. Takimet janë të pritshme, por mos mendoni më për të kaluarën. Në punë, disa që u treguan më të fortë nuk po arrijnë suksese të mëdha dhe kjo ju jep njëfarë kënaqësie!

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Hëna nga data 29 do të jetë në anën tuaj dhe muaji që vjen do të premtojë të mira në dashuri. Në punë, kini kujdes për ata që nuk përmbahen dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre!

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Nëntori po vjen dhe shumë probleme sentimentale më në fund do të zgjidhen. Në punë, është koha të mendoni për të ardhmen. Jini konkret, pragmatik dhe mos harroni diçka, ju, dini të realizoni ide të reja!

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri e marta 26 nuk është më e mira, kini kujdes nga debatet me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe Dashit. Në punë, nëse keni një takim, është më mirë të mos e zgjasnin shumë bisedën, për të shmangur pengesat dhe problemet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Lajm i mirë në dashuri, dita është e mrekullueshme për të përjetuar emocione të bukura. Në punë përpiquni të jeni më të vendosur dhe të mos zemëroheni shumë, nuk ia vlen!

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna nuk është më kundër dhe kjo sjell një lajm të mirë në dashuri, mund të lindin histori të qëndrueshme. Në punë, lajmet e mira vijnë pas një periudhe të errët, por përpiquni të tregoheni pak më të duruar dhe gjithçka do të shkojë mirë!

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri shihen vetëm pak shqetësime të vogla, por të gjitha të zgjidhshme. Në punë është konfirmuar një takim i rëndësishëm dhe kjo ju nervozon pak!

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria premton për mirë, por përpiquni të mos bëni polemika të kota dhe boshe. Në punë dhe aspektin financiar jeni duke u përballur me një shpenzim të papritur. Shtojini këtu që ka edhe një pengesë për t’u përballur.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Nëse doni të flisni për gjëra të rëndësishme bëjeni në ditët në vijim, jo tani. Në punë, përpiquni të realizoni një projekt dhe për të ardhmen, prisni se do të ketë lajme të mira!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi ditor parashikimi i horoskopit 26 tetor 2021 horoskopi ditor parashikimi i horoskopit 26 tetor 2021

Sondazh

Poll