Art&Argëtim

McDonald’s çdo javë/Adele nuk i ndahet Fast Food-it edhe pas humbjes në peshë

25 Tetor 2021, 18:05 Nga DOSJA
McDonald’s çdo javë/Adele nuk i ndahet Fast Food-it edhe pas

SHBA – Këngëtarja e mirënjohur Adele, e cila frymëzoi shumë te tjerë pasi arriti të humbiste 100 kilogramë, kohët e fundit zbuloi në një intervistë për Vogue se ajo nuk e privon veten nga ushqimet e saj të preferuara, edhe nëse ato janë Fast Food.

Sipas Eat this, not that, Adele shtoi se transformimi i saj nuk kishte të bënte kurrë me humbjen e peshës. Ishte më shumë për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor. Këngëtarja gjithashtu tregoi se nuk mbante dietë, por thjesht u bë më aktive, duke u ushtruar disa herë në ditë, si dhe shtoi kujdesin me pijet, sipas “Eat This Not That”.

“Vakti im ideal, vakti im i dënimit me vdekje, vakti im i fundit, do të ishte një McChicken Nugget me një Big Mac dhe më pas patate të skuqura”, ka shtuar Adele, e pyetur për ushqimin e saj te preferuar.

Adele ka treguar gjithashtu se ajo konsumon McDonald’s të paktën një herë në javë. Përveç dashuris për ushqimet e shpejta nga ana tjetër Adele ka treguar se është edhe një kuzhiniere mjaft e shkëlqyer autodidakte.

“Mësova të gatuaj vetë, isha vetëm, mbase isha 18 vjeçe. Kam lexuar gatimet 30-minutëshe nga shefi britanik Jamie Oliver. Kështu mësova bazat e gatimit.”- shtoi këngëtarja.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele adele ben testin ushqimor adele humb peshe shba adele adele ben testin ushqimor adele humb peshe shba

Sondazh

Poll