Art&Argëtim

VD- SËRISH SKENA! Fifi i shkon me shkop druri në dorë, Semi bëhet keq, ULËRIMA KUDO

25 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
VD- SËRISH SKENA! Fifi i shkon me shkop druri në dorë, Semi

TIRANË– Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Semit dhe Fifit në shtëpinë e Big Brother, për shkak se kjo e fundit mban një shkop druri me vete gjë që duket se është shqetësues për Semin. Prej më shumë se dy ditësh Fifi mban pas vetes një shkop druri me qëllim që të “ndëshkojë” banorët nëse do të sillen keq. Teksa bisedonin në grup, situata agravoi duke përfunduar në konflikt mes dyshes. Gjendja e psikologjike e Semit duket se u rëndua gjatë debatit.
Teksa Donaldi po thoshte se mbajtja e shkopit ngjan keq, Fifi vendosi të vijonte shakanë e saj duke e marrë sërish shkopin në dorë. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Semit dhe ndikoi në shtimin e ankthit të saj.

Semi: Unë nuk qesh dot me këtë gjë, më vjen keq, larg meje të lutem. Do më dalë prapë ndonjë ëndërr e çuditshme.

Fifi: A jeni në terezi ju apo bëni vetë kshu sikur nuk jeni në terezi? Keni ik nga trutë e kokës? Kujtoni se do e rraf unë dikë me këtë? Mos i hyni kaq thellë. Se i lëshoni ju llafet me njëri tjetrin dhe ofendoni tjetrin edhe pasi na përqafoni, është tjetër gjë..

Semi: Kujdes, kujdes..

Fifi: Kujdes ti, se vetëm për të ofendu jeni ti edhe ti (i drejtohet Donaldit)

Semi: Për çfarë, që rri me shkop vërdallë ti?

Fifi: Po do rri me shkop, ke ndonjë problem ti?

Semi: Po më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë

Fifi: kam marrë leje unë te “Vëllai i Madh”

Kjo temë ka vijuar më pas edhe me Palomën, e cila po mundohej të qetësonte Semin.

Disa orë më vonë Fifi i kërkoi falje Semit për ngjarjen e ndodhur.

“Unë nuk jam mirë që nga pardje, mora vesh që edhe ti kishte pasur probleme. Meqë u prek shëndeti në këtë mes, unë e ndjej detyrimin të të kërkoj falje. Jam shumë e shqetësuar për ty’’ tha ajo.

Megjitatë nga Semi nuk pati asnjë reagim pas ndjesës së Fifit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi semi jaupaj big brother vip fifi semi jaupaj

Sondazh

Poll