Art&Argëtim

Alec Baldwin tërhiqet nga filmat, fotografohet pranë bashkëshortit të viktimës

25 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Alec Baldwin tërhiqet nga filmat, fotografohet pranë

SHBA – Hollywood është ende në ankth pas aksidentit tragjik në të cilin Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me një armë të mbushur gjatë xhirimit të filmit “Rust”, duke vrarë kineasten Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin e filmit, Joel Souza . I shkatërruar nga ajo që ka ndodhur aktori ka vendosur të anulojë të gjitha projektet e tij dhe të tërhiqet nga ekspozimi publik.

Sipas Dilymail, disa orë pas tragjedisë, Alec Baldwin shkroi një mesazh ngushëllimi në rrjetet e tij sociale ku shprehu se sa keq ndjehej dhe shprehu mbështetjen e tij për burrin e Hutchins dhe të gjithë familjen e saj. Gjithashtu, ai sqaroi se po bashkëpunonte me policinë për gjithçka që ishte e nevojshme për t’i shkuar deri në fund çështjes.

“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer“, tha ai.

Vetëm dy ditë pas incidentit fatal, ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, aktori është fotografuar krah bashkëshortit dhe djalit të së ndjerës. Alec u fotografua duke dalë nga një hotel së bashku me bashkëshortin e Hutchins, Matt, vetëm dy ditë pas incidentit fatal. Gjithashtu, ai u pa duke përqafuar djalin e viktimës, Andros, i cili është 9 vjeç. Burri i Hutchins, Matthew ka qenë në kontakt me aktorin.

“Kam folur me Alec Baldwin dhe ai po më mbështet shumë”, tha Matthew.

Burime të afërta me Baldwin thanë se ai është i shkatërruar për atë që ndodhi dhe planifikon të ndalojë të gjithë punën e tij. Kjo u zbulua nga një burim i afërt

“Sa herë që ndodh diçka e keqe ai largohet nga syri i publikut”, thotë burimi.

Postimi zbulon gjithashtu se Baldwin mbeti zemërthyer për orë të tëra pas të shtënave. Përveç kësaj, atij iu desh të vendosej në kujdes psikologjik pasi kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

“Të gjithë e dinë që ky ishte një aksident, por ata janë të shkatërruar”, përmbylli burimi.

Autoritetet po kryejnë një hetim për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje fatale të ndodhur të enjten e kaluar në Neë Mexico. Hetuesit janë duke avancuar me  hetimet për të përcaktuar se pse pistoleta Baldwin e përdorur në set ishte e mbushur.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll