Sport

Askush si Michael Jordan, ankand rekord! Këpucët e tij të para shiten për…

25 Tetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
Askush si Michael Jordan, ankand rekord! Këpucët e tij të para

LAS VEGAS– Një ankand rekord u vendos në Las Vegas. Koleksionisti Nick Fiorella fitoi këpucët e para Nike të veshura nga Michael Jordan në sezonin 1984/85 për 1.47 milionë dollarë. Përpara ankandit, ato ishin vlerësuar të shiteshin nga 1 milion deri në 1,5 milion dollarë.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një palë atlete të bliheshin me këtë lloj çmimi. Ky ishte viti kur ish-basketbollisti dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve. Jordan është parë nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit.

“Ky rezultat rekord për Jordan Nike Air Ships afirmon vendin e Michael Jordan dhe ekskluzivitetin Air Jordan në kulmin e tregut të atleteve,” tha Sotheby’s Brahm ëachter pas ankandit të së dielës në Las Vegas.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport michael jordan nba michael jordan nba

Sondazh

Poll