Aktualitet

Helmimi masiv në Krujë, Policia: Priten analizat e ujit

25 Tetor 2021, 15:48 Nga DOSJA

KRUJË– Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me helmimin masiv që është regjistruar në Krujë këtë pasdite. Por ndryshe nga çfarë raportohet nga gazetarët që mbulojnë këtë zonë, policia tregon se janë vetëm 35 pacientë pacientë të helmuar. Ndërkohë që është raportuar për të paktën 170 qytetrë të shtruar.

Në njoftim theksohet gjithashtu se pritet dalja e rezultateve të analizave të ujit për të parë nëse ka qenë ky shkaku i helmimit të qytetarëve.

Njoftimi i policisë Krujë:

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

LAJM KRYESOR: Ç’po ndodh në Krujë? 30 persona përfundojnë në spital me shenja helmimi

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes policia e krujes helmohen qytetaret e krujes policia e krujes

Sondazh

Poll