Aktualitet

Pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja në Vlorë, të afërmit: U pataksëm

25 Tetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja në Vlorë, të afërmit: U

VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, nga fshati Mekat që u trondit sot nga një krim i dyfishtë në familje. Një grua, e cila thotë se është edhe kushërira e dy viktimave, Jorgji dhe Genci Koreta tregon se kanë qenë ulërimat e nënës së 39-vjeçarit që kanë dhënë alarmin për krimin e rëndë.

“Kushërinj jemi, një fis. Dëgjuam ulërimat që po qante e ëma. Nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë djalë…nuk e di çfarë të them. Ka qenë emigrant. Nuk di gjë për çfarë kanë debatuar. Dëgjova të ëmën që po qante dhe erdha. Ai ishte djali me të gjitha cilësitë, nuk ke çfarë t’i thuash. Ndërsa xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate. Nuk kanë pasur debate për çështje pronash. Ai një copë toke pronë ka sepse ai jeton në Vlorë. Nuk e di pse kishte ardhur këtu. Nuk dimë asgjë për armën. Ne dëgjuam ulërimat e të ëmës dhe erdhëm”, tregon gruaja.

Një kushëri i viktimave tregon se krimi ka ndodhur teksa nip e xhaxha ishin duke mbledhur ullinjtë.

“Ata kalonin mirë, ne u pataksëm. Te ullinjtë ishin, duke mbledhur ullinj,”- thotë ai, ndërsa në sfond dëgjohen të qara e rënkime.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00. Genci Koreta, 39 vjeç vrau xhaxhain e tij Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësia që nip e xhaxha kanë pasur prej kohësh. 39-vjeçari, autori i krimit të dyfishtë vuante edhe nga depresioni.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genc koreta jorgji koreta krim i dyfishte ne vlore genc koreta jorgji koreta krim i dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll